Apple u ka dërguar një ftesë mediave duke i ftuar që të marrin pjesë në një eveniment më 14 shtator kur pritet të lancojë Iphone 13.

Kompani gjithashtu pitet që të zbulojë modele të reja Apple Ëatch dhe AirPods. Orët inteligjente të Apple debutojnë mbi baza vjetore ndërsa kufjeve ëireless AirPods ju kishte ardhur koha për një rifreskim.

Lançimi do të transmetohet në uebsajtin e Apple. Që prej pandemisë kompania ka mbajtur aktivitetet vetëm virtualisht.

IPhone pritet të debutojë me tipare të reja, me përmirësime në procesor dhe në kamera, ndërsa do të vijë në disa ngjyra.

Pritet një procesor A15 me shpejtësi të lartë, bateri më të madhe dhe një port USB-C në vend të llojit të zakonshëm Lightning.

Sa i takon kamerave, pritet që ato të mundësojnë realizimin e fotove më të mira në dritë të ulët, me fokusim automatik përmes lenteve me kënd të gjerë.

Vlen për tu theksuar që Face ID (njohja e fytyrës) do të funksionojë edhe nëse përdoruesi do të ketë maskë. Pajisjet e reja të Apple pritet të përfshijnë iPhone 13 mini,  iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max.