Në një postim në rrjetet sociale, kryebashkiaku Arbana ka njoftuar se do të jetë më pranë banorëve të Njësive Administrative Xhafzotaj, Gjepalaj dhe Maminas.

Për të lehtësuar ardhjen e banorëve në bashkinë Shijak, do të realizojë takime të drejtpërdrejta me banorët që kanë problematika të caktuara dhe presin zgjidhje nga pushteti lokal.

Postimi i plotë:

Fokusi ynë: T’i shërbejmë qytetarëve!

Për të njohur më nga afër problemet e çdo familje dhe qytetari DO TË JEM I PRANISHËM në çdo Njësi Administative për të lehtësuar ardhjen e banorëve në bashkinë Shijak, do të shkojmë ne pranë tyre.

Qytetarët meritojnë shërbimet më të mira nga Bashkia. Ata meritojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe problemet e tyre të zgjidhen.

Prioritet i punës time ka qenë dhe vazhdon të jetë pritja e banorëve të Shijakut për të dëgjuar vetë nga afër problemet e tyre.

Takimet me qytetarët do të jenë:

Çdo të mërkurë nga ora 10:00-12:00 do jem i pranishëm në Njësinë Administrative XHAFZOTAJ.

Çdo të enjte nga ora 10:00-12:00 do jem i pranishëm në Njësinë Administrative GJEPALAJ.

Çdo të premte nga ora 10:00-12:00 do jem i pranishëm në Njësinë Administrative MAMINAS.

Ju mirëpres!

Së bashku, për të ardhmen e Shijakut.