Këtë edicion “Big Brother” do ketë dy opinionistë. Së bashku ata do të ndajnë mendimet për sjelljet e personazheve në shtëpinë VIP më të famshme në Shqipëri. Shumë është përfolur rreth tyre, e më në fund “enigma” ka marrë fund”. Në edicionin informativ në Top Channel, Arbana ka zbuluar se dy opinionistët e këtij edicioni janë Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku. Arbëri është drejtori ekzekutiv i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, kurse Balina është moderatore, ndonëse prej kohësh nuk e kemi parë në këtë rol.

Opinionistët janë dy figura shumë të njohura, të spikatura por jo në këtë rol. Asnjëherë! Pra, nuk kanë qenë kurrë opinionist në një reality-show. Do kem kënaqësinë që ta ndaj skenën, formatin, rrugëtimin me Arbër Hajdarin dhe Balina Bodinakun. Të dy të shkëlqyer në fushat respektive që jam e sigurtë që do t’i japin më shumë vlerë këtij formati.”- tha Arbana.