Dita e sotme e kandidatit për kryebashkiak, Ardian Muka, nisi me një takim me disa prej gazetarëve të qytetit të Durrësit.

Teksa vijon takimet e fushatës me intensitet, Muka këtë të martë u ul në një prej bareve në qendër të qytetit, për të ndarë mendimet me gazetarët dhe për të dëgjuar sugjerime për të qenë gjithnjë më afër qytetarit.

Postimi i Ardian Mukës:

Dita sot nisi me një takim mes gazetarëve të qytetit të Durrësit, të cilët prej vitesh janë zëri i çdo qytetari me një punë të përditshme që ata bëjnë në terren.

Pata kënaqësinë të ndaj mendimet me ta dhe të dëgjoj sugjerime për të qenë gjithnjë më afër qytetarit.