Spektakli i humorit “Portokalli” rikthehet në datën 1 tetor me sezonin e ri në ekranin e ‘Top Channel’.

Gjatë këtyre ditëve është publikuar edhe promoja e emisionit teksa në mediat sociale moderatorët dhe aktorët kanë ndarë postime të ndryshme.

Nga të gjithë bie në sy fakti që Arjola Demiri nuk ka bërë asnjë postim që lidhet me programin e njohur. Po ashtu, ajo ka treguar sot se po udhëton drejt Francës, ndërkohë që kolegët e saj po bëhen gati për të dielën.

Kështu, aktorja ka lënë të kuptohet se nuk do jetë pjesë e “Portokalli” teksa nuk dihet arsyeja pse dhe se ku do e shohim në të ardhmen.