Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, kandidati i Partisë Socialiste, Arkend Balla, ka reaguar me një mesazh mirënjohjeje në rrjetet sociale, ku falënderon qytetarët për mbështetjen dhe besimin që i kanë dhënë.
” Faleminderit Durrësi! ❤️
Ju takova derë më derë, ju dëgjova, ju kuptova dhe sot më dhatë një përgjegjësi dhe besim që më nderon. Thellësisht mirënjohës secilit prej jush! Faleminderit veçanërisht të rinjve, që më mbushën me energji dhe ide, që më kujtuan çdo ditë pse politika duhet t’ju japë më shumë mundësi. Ju jeni forcë, frymëzim dhe arsyeja pse Durrësi do shkëlqejë më shumë nesër. Faleminderit edhe të gjithë koordinatorëve, aktivistëve dhe mbështetësve që punuan pa u lodhur çdo ditë të kësaj fushate. Ky është sukses i përbashkët i një ekipi që beson në punë dhe në të ardhmen. Një falënderim i veçantë për familjen time, për durimin, dashurinë dhe përkrahjen pa kushte. Pa ju, kjo rrugë do të ishte shumë më e vështirë. Tani nis puna për të çuar përpara angazhimet tona: vijimin e transformit urban, mbështetje për arsimin profesional dhe sipërmarrjen, promovim të Durrësit si një destinacion ndërkombëtar, dhe mbi të gjitha, transparencë dhe përfshirje qytetare. Së shpejti do vij t’ju takoj e falenderoj nga afër. Zëri juaj do të jetë busulla ime. #FaleminderitDurrës🌹 Arkendi “, shkroi ai.