Arkitekti i njohur Indrit Hamiti, i cili jo pak herë flet publikisht apo në leksione të hapura mbi shqyrtimin e marrëdhënieve komplekse mes arkitekturës dhe politikave identitare, sot ka publikuar një status ku ka edhe një kërkesë drejtuar institucioneve shqiptare pikërisht për ruajtjen e trashëgimisë sonë historike.
Hamiti tregon se ka shkuar në Çamëri për të kërkuar kullën e paraardhësve të tij, që daton nga viti 1885. E pikërisht për këtë kullë që publikon me foto, Hamiti thotë se duhej të ishte sot në fakt monument kulture, por aktualisht është lënë të degradohet për 3 arsye: nga mungesa e pronarit të ligjshëm; paqartësia e së ardhmes dhe mungesa e vullnetit të mirë.
“Si trashegimi historike e shqiptareve shteti Shqiptar ka detyrim te ngreje zerin. Ndoshta duhen ndergjegjesuar institucionet nderkombetare si UNESKO“, shkruan ai.
Statusi i plotë i Indrit Hamitit:
Duke kerkuar per kullen e Shen Dulit stergjyshit tim nga ana e mamit. Pyes banoret e Picarit … e njohin si emer dhe pas 80 vjetesh. Disa vende kan mbetur toponim si Pylli i Shenit Ara e Shenit etj Ka qene i kamur thote Jorgua.
Nje histori e tere qe venitet gradualisht si kjo shtepi e 1885. Ne nje shtet normal do ishte monument kulture do ishte tharmi rreth te ciles do ngrihej fabula per vizitoret . Ketu mungesa e pronarit te ligjshem paqartesia e te ardhmes dhe mungesa e vullnetit te mire e ka lene te degradohet. Jane me qindra xhevahiret si kjo te shperndara neper CAMERI. Sa investime do kishin ardhur nga camet nese klima do ishte miqesore. Si trashegimi historike e shqiptareve shteti Shqiptar ka detyrim te ngreje zerin. Ndoshta duhen ndergjegjesuar institucionet nderkombetare si UNESKO.