Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Double” në Maminas, me fokus goditjen e posedimit të paligjshëm të armëve të zjarrit.
Si rezultat i këtij aksioni, është arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar dhe është shpallur në kërkim babai i tij, 54 vjeç, pasi në banesën e tyre në Maminas u gjetën armë dhe municione.
Të arrestuarit janë identifikuar si S. Sefaj, 30 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur babai i tij, Sh. Sefaj, 54 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, shërbimet e Policisë sekuestruan një kallashnikov, një pistoletë, 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak. Veprimet u kryen me mbështetjen e inteligjencës policore, që kishte identifikuar banesën si një pikë të dyshuar për mbajtjen e armëve pa leje.
Vijon puna për kapjen e 54-vjeçarit që është në arrati.
Njoftimi i policisë:
Shijak/Finalizohet operacioni policor i koduar “Double”.
Mbanin në banesën e tyre në Maminas, 1 kallashnikov dhe 1 pistoletë, arrestohet 30-vjeçari dhe shpallet në kërkim babai i tij.
Sekuestrohen 2 armët e zjarrit, 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak.
Si rezultat i kontrolleve të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, me objektiv ndalimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri pa leje dhe janë rrezik potencial për sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak finalizuan operacionin “Double”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 30 vjeç dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi Sh. S., 54 vjeç.
Nga kontrollet në banesën e tyre në Maminas, u gjetën 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak.
Punohet për kapjen e 54-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.