Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin V. D., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërkohë, në një tjetër rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin M. G., 62 vjeç, banues në Borakë, i dyshuar se ka goditur bashkëshorten me një send të fortë.