Policia e Durrësit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e reperit Klevion Ahmeti, i njohur me emrin Cllevio Serbiano.

Policia sqaron se Ahmeti, akuzohet për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur disa herë, në rrjetet sociale reperin e njohur shqiptar Rigels Rajkun, i njohur me emrin e artit si Noizy.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin K. A., 37 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur disa herë, në rrjetet sociale, shtetasin R. R., banues në Durrës.

Shtetasi K. A. është ndaluar në Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, nga shërbimet e Komisariatit Rinas, pasi ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës.” njofton policia.