2 persona kanë rënë në pranga në Durrës.

Blutë e qytetit dhanë detajet për ndalimin e tyre në një njoftim për mediat.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim T. A., 48 vjeç, banues në Babrru, Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin e datës 07.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim N. Ll., 42 vjeç, banues në lagjen Nr.13, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin e datës 02.12.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.