Policia e Durrësit ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit të tij në lagjen nr.11, Durrës, u konstatua duke ushtruar aktivitetin e lotarive të basteve sportive.

Ndërkohë është arrestuar edhe një 45-vjeçar, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme në lagjen nr.12, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Land Rover”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. A., 34 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Vihen në prangat e Policisë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizmi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, shtetasin:

 L. A., 31 vjeç banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit të tij në lagjen nr.11, Durrës, u konstatua duke ushtruar aktivitetin e lotarive të basteve sportive.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme në lagjen nr.12, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Land Rover”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. A., 34 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.