Dy drejtues automjetesh janë arrestuar në Durrës, njëri prej të cilëve një 39-vjeçar të cilit iu gjet kanabis dhe sende të jashtëligjshme në automjet, ndërsa një 24-vjeçar u arrestua pasi u kap i dehur në timon.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin A. V., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis, një grirëse për lëndët narkotike dhe një mjet prerës (biçak), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin D. M., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisië, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.