Dy persona janë arrestuar në Durrës, për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se në pranga kanë përfunduar shtetasit e mëposhtëm:

Shtetasi A. Z., 27 vjeç, banues në Maminas, Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe në dyqanin e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan nje sasi paketash me cigare, pa pullë fiskale.

Shtetasi E. M., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur një mjet në lëvizje dhe një mjet tjetër të parkuar, duke shkaktuar dëme materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës u arrestua në flagrancë për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi:

A. Z., 27 vjeç, banues në Maminas, Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe në dyqanin e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan nje sasi paketash me cigare, pa pullë fiskale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur një mjet në lëvizje dhe një mjet tjetër të parkuar, duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.