Komisariati i Policisë Shijak arrestoi në flagrancë dy të rinj, të cilë thyen masën e sigurisë të vendosur nga Gjykata.

L. T., 25 vjeç, banues në Shijak, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata;

K. B., 33 vjeç, banues në Rreth Shijak, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.