Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit, njëri prej të cilëve pasi ka dhunuar vëllanë, ndërsa tjetri pasi ka aksidentuar një biçiklist.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin B. T., 51 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin P. D., 60 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi, gjatë drejtimit të automjetit, ka përplasur biçiklistin, shtetasin F. T., 60 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.