2 persona kanë rënë në pranga në Durrës, një prej tyre i shpallur më parë në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet Sh.Ll., 33 vjeç ka ushtruar dhunë në familje si dhe ka mbajtur armë të ftohta pa leje. 33-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga policia.

Ndërkohë në pranga ka rënë edhe shtetasi me inicialet F.D., 27 vjeç, banues në Tiranë pasi u kap nga shërbimet e policisë në lagjen nr.13, duke tentuar të vjedhë banesën e një shtetaseje.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.