Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, shtetasin egjiptian H. M., 55 vjeç, pasi në PKK Port Durrës, ka ndihmuar për të kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme, shtetasin egjiptian M. M., 22 vjeç.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit:

R. K., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi;

B. K., 29 vjeç, banues në Krujë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. C., 46 vjeç, banues në Krujë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi F. C., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.