Vihen në pranga 2 drejtues mjetesh në Durrës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

H. K., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në lagjen nr.13, Durrës, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur;

D. H., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, në lagjen nr.17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin N. K., 35 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.