Një bandë shqiptarësh me 5 anëtarë është shkatërruar nga policia pyjore italiane pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur bimë e dru në pyje ku hyrja ishte e paautorizuar.

Shqiptarët, të cilët përdornin dy automjete të mëdha mallrash, u kapën nga policia pyjore e stacionit Rocchetta Nervina në fshatin Camporoso, teksa vidhnin 300 kg bimë qumështore në pyjet e komunës Pigna.

Policia ndoqi hap pas hapi veprimet e shqiptarëve dhe më pas i arrestoi, gjithashtu sekuestroi edhe bimët e vjedhura nga ata.

Shqiptarët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, ndodhen në paraburgim dhe pritet të dalin në gjyq në akuzë për mbledhjen e bimëve në mungesë të autorizimit.