Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin T. Z., 47 vjeç, banues në Durrës, caktuar nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm”.   

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit I. S., 49 vjeç dhe K. R., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi janë konstatuar duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.