Policia ka arrestuar një 27-vjeçar në Durrës i cili ka dhunuar psikologjikisht nënën e tij. Gjatë kontrollit në banesën e të riut me iniciale T.H. uniformat blu gjetën edhe një thikë.
Policia njofton: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin T. H., 27 vjeç, banues në lagjen nr. 15, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij. Në vijim, nga kontrolli në banesën e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë).”