Policia e Durrësit ka arrestruar tre persona, mes tyre njëri i shpallur në kërkim.

Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi i shpallur në kërkim me inciale E.V., 38-vjeç banues në Borizanë në Krujë, pasi është dënuar nga Gjykata me masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërkohë në pranga të policisë kanë rënë edhe shtetasit e mëposhtëm:

A. K., 29 vjeç, banues në Mamurras, Laç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka goditur një mjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale.

I. S., 20 vjeç, pasi më datë 25.09.2021, në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasen L. F., 78 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. V., 38 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. K., 29 vjeç, banues në Mamurras, Laç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka goditur një mjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale.

I. S., 20 vjeç, pasi më datë 25.09.2021, në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasen L. F., 78 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.