Në një njoftim për median, Policia e Durrësit bën me dije se Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit Armando Tirana, 51 vjeç, banues në Durrës, dhe Selim Kuçi 38 vjeç, banues në Durrës.
Arrestohet 38-vjeçari, i dënuar për dhunë në familje dhe 51-vjeçari për përndjekje
Sipas njoftimit të Policisë 51-vjeçari Tirana ka kërcënuar, ofenduar dhe e ka përndjekur në vazhdimësi shtetasen F.H. 54 vjeçe, banuese në Durrës.
Ndërsa shtetasi Selim Kuçi ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me katër muaj burg për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” parashikuar në nenet 130/a/1 dhe 321/2 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme, për veprën penale" Përndjekja" parashikuar në nenin 121/a të Kodit Penal për shtetasin Armando Tirana.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Depozitohet në Kuvend projektligji për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga propaganda gjinore
Hormuzit, mbi 6 milionë dollarë humbje për Iranin
I mirëpritur dhe i padëshiruar? Midis të dhënave dhe renditjeve, ja se si Rocchi i bëri emërimet
Autor i 6 vjedhjeve, pranga “skifterit” në Tiranë





