Një 48-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, është arrestuar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim P. B., 48 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, me vendimin e datës 26.06.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.“, tha policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.