Arrestohet në flagrancë një hajdut në Durrës. ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar, pranë ish-URT-së.

Mësohet se ai ishte fshehur në katin nëntokë të një pallati aty pranë për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë.

Deri më tani nuk dihet identiteti i të arrestuarit, por pritet që policia e Durrësit të dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen.

Vetëm dy ditë më parë, në prangat e policisë ranë dy hajdutë 23 dhe 19  vjeç.