Shefi i Policisë së Beogradit, Veselin Milic, u arrestua në kuadër të një hetimi për zhdukjen e një personi të njohur për botën e krimit në Serbi.
Sipas medieve serbe, shefi i policisë dyshohet se ishte në shoqërinë e personit të zhdukur natën kur ndodhi ngjarja.
Milic u la në paraburgim për 48 orë për shkak se dyshohet se ka kryer veprat penale të moskallëzimit të veprës penale dhe ndihmë të autorit.
Sipas medieve, shefi i policisë organizoi një takim midis dy kriminelëve në një restorant në Senjak, njëri prej të cilëve Aleksandar Nesovic, i njohur si Baja, i cili ishte në një mosmarrëveshje me Sasha Vukovic të njohur si Boske, me qëllim që të rregullonin marrëdhëniet e tyre të dëmtuara.
Situata ka dalë jashtë kontrollit dhe Sasha Vukovic ka qëlluar ndaj Aleksandar Nesovic. Policia dyshon se Nešović ka vdekur dhe trupi i tij është ende duke u kërkuar.





