TIRANË– Minatorët e Bulqizës arrijnë marrëveshje me ACR për rrogën dhe pagesën e 13-tëpër 700 minatorët e Bulqizës. Lajmi konfirmohet për News24 nga kreu i Konfederatës Sindikale, Kolë Nikollaj, i cili bën me dije se sot punonjësit e minierës në Bulqizë do marrin rrogën, ndërkohë që më 28 dhjetor do të mund të marrin pagën e 13-të.
Pas takimit të Sindikates së Minatorëve me ACR, minatorëve do tu jepet sot edhe paga e muajit nëntor. Marreveshjet e arrituara vijnë pas një takimi urgjent të kërkuar nga kreu i Konfederatës së Sindikatave Kol Nikollaj. Nikollaj e ka vlerësuar këtë marrëveshje me ACR-në si historike në këtë vit krize, por shumë e domosdoshme dhe jetike për minatorët e Bulqizës.
Takimi i sotëm u zhvillua pasi 700 minatorët e Bulqizës ende nuk kishim marrë pagën e muajit nëntor, ndërsa diskutohej edhe mosmarrja e shpërbilimit të fundvitit.