Në 24-orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 10 raste të reja të infektuara me këtë virus, 3 raste më shumë sesa u raportuar dje.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.711.

Në total numri i rasteve aktive është 232.