Nuk eshte regjistruar asnjë rast vdekje nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë përditësimit të shifrave ditore, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës konfirmon 15 raste të reja me Covid-19 gjatë 1.440 testimeve. Gjithashtu bëhet me dije se janë shëruar 8 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157.719.

Njoftimi:

23 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.499 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.607.518 doza të vaksinës.
Deri më sot 757.103 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.440 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 8 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.719.
Në total numri i rasteve aktive është 330.