Policia e Lezhës ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të diel në Balldren të Lezhës ku u ekzekutuan në automjetin e tyre, 39-vjeçari Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij.
Në një deklaratë për mediat, drejtori i komanduar i policisë së qarkut Lezhë, Arben Nasufi, tha se po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të atentatit.
“Në sallën operative të drejtorisë vendore të policisë Lezhë ka mbërritur një informacion për të shtëna me armë në Balldre. Menjëherë shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje. Është konstatuar që mjeti është goditur me breshëri në lëvizje. Mjekët kanë konfirmuar për dy humbje jetësh, një burrë dhe një grua. Lajmi është shumë i rëndë. Po punojmë intensivisht për kapjen e autorëve”, u shpreh drejtori Nasufi.





