25 dhjetor 2014 – “Sa qejf, sapo mora vesh nga burime të ndryshme që kam bërë buzët”, ky ka qenë reagimi i këngëtares Aurela Gaçe në llogarinë Instagram në lidhje me fjalët që qarkullojnë për një ndërhyrje në buzët e saj.
Për të qetësuar të gjithë dhe për të hedhur poshtë njëherë e mirë thashethemet nga gojët e liga, Gaçe ka publikuar dhe një foto të saj të vitit 1998, duke u shprehur: “Që të flini rehat ja ku e keni surratin tim nga 98 deri 15 ditë përpara. Hajt gëzuar”.





