Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është djegur thuajse tërësisht në autostradën Durrës – Tiranë, pasditen e kësaj të shtune.
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të vënë flakët nën kontroll.
Siç duket edhe në pamjet filmike që ka siguruar “DurrësLajm”, mjeti është shkrumbuar tërësisht, ndërkohë që qarkullimi në njërën anë të autostradës është bllokuar përkohësisht nga policia rrugore që i trembej ndonjë shpërthimi të mjetit.
Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e shpejtë të flakëve dhe rikthimin e qarkullimin në këtë segment rrugor.





