Një 25-vjeçar me precedent të mëparshmë penal është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në banesën e shtetases D. N., bizhuteri floriri.

I arrestuari është shtetasi me iniciale K.GJ., 25-vjeç banues në Shijak.

Në vijim të veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas është autori i dyshuar i 5 vjedhjeve të ndodhura në Shijak, kryesisht vjedhje në banesa ose në automjete, duke marë sende me vlerë ose vlera monetare.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Durrës

Shijak/ Zbardhen dhe dokumentohen 5 vjedhjeve të ndodhura më parë, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, arrestuan në flagrancë shtetasin K. Gj., 25 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”,  pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke vjedhur në banesën e shtetases D. N., bizhuteri floriri.