Babai i 17-vjeçarit, i cili u plagos nga një bashkëmoshatar në një shkollë të mesme në Fier ka treguar detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Për mediat, Vasil Xhafaj thotë se kur e ka parë të birin që ishte plagosur ka vënë duart në kokë.
![](https://durreslajm.al/app/uploads/2024/12/WhatsApp-Image-2024-12-13-at-18.15.34-1024x520.jpeg)
Po ashtu, babai thotë se nuk ka qenë në dijeni për konfliktin, pasi po ta dinte do të kishte reaguar.
“Jam nisur në orën 8 nga shtëpia edhe unë dhe cuni. Cuni iku për në shkollë, kurse unë me familjen do ikja në punë. Pa vajtur tek vendi, më merr mësuesja kujdestare në telefon. Më thotë është goditur pak djali, por nuk ka shumë goditje. U ktheva, shkova te urgjenca, atje vura duart në kokë. Nuk mora vesh asgjë, më shumë dini ju sesa ne prindërit”,- tha ai.
“Unë nuk kam qenë në dijeni të konfliktit, se po të dija mund të reagoja edhe unë”, – tregoi babai.
Ai kërkoi drejtësi dhe më shumë llogari nëpër shkolla, ndërsa shprehet i pasigurt, duke thënë se nuk do ta cojë djalin në shkollë. Ydai Xhafaj u plgaos mëngjesin e sotëm me thikë nga një nxënës tjetër në shkollën e mesme të Cakranit në Fier.