Mijëra banorë janë larguar nga qyteti jugor meksikan, Tila, pas një rrethimi treditor nga bandat e armatosura të drogës.

Ushtria tani e ka marrë situatën në dorë, por po patrullojnë rrugët bosh.

Të gjithë banorët e Tilas, rreth 4000 njerëz, u larguan nga qyteti.

Gjatë natës së 4 qershorit, dhjetëra njerëz të armatosur rëndë shkuan në Tila me kamionë dhe filluan të qëllonin në shtëpi dhe biznese, duke u vënë flakën ndërtesave, thanë dëshmitarët për Reuters.

Dhuna në Tila zgjati tre ditë, deri më 7 qershor, kur mbërriti ushtria.

Autoritetet shtetërore njoftuan se rreth 5000 ushtarë ishin vendosur në atë qytet dhe se gjashtë të dyshuar ishin arrestuar.

Disa banorë thanë se shumë nga sulmuesit mbanin maska, dukeshin të mitur dhe plaçkitën dyqane, dogjën vetura dhe u përpoqën të hynin në shtëpi.

Shumë qytete meksikane janë traumatizuar nga dhuna e bandave dhe banorët po kërkojnë azil në SHBA.