Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një konferencë për media, ka zbuluar se Këshilli Mbikëqyrës ka marrë disa masa lidhur me kreditimin në tregun e pasurive të patundshme, kryesisht për individët.
Sejko tha se ka vendosur një tavan lidhur me huan, me kredinë, në raport me vlerën e banesës, pronës, pra koletaralit. Dhe gjithashtu një tavan midis këstit të kredisë dhe të ardhurave të kredimarrësit.
“Këto tavane janë maksimumi i huasë në raport me vlerën e kolatralit për monedhën lekë do të jetë 85%, për shtëpinë e parë, ndërsa 80% për shtëpinë e dytë ose për shtëpitë e dhëna me qira.
Kjo vlerë do të jetë 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë ose për shtëpinë e dhënë me qira, lidhur me monedhën me valutë të huaj për të shmangur riskun e kursit të këmbimit.
Po kështu, kësti ndaj të ardhura si raport do të jetë në nivelin 40% për monedhën lekë dhe 35% për monedhën e huaj, kjo për shtëpinë e parë.
Për shtëpinë e dytë, raporti duhet të jetë në nivelin 35% për monedhën lekë, ndërsa 30% për shtëpinë e dytë”, tha guvernatori i BSH.
Gent Sejko: Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori disa masa lidhur me kreditimin në tregun e pasurive të patundshme, kryesisht për individët. Banka e Shqipërisë, në vijimësi i është adresuar kreditimit të situatës së rrisqeve dhe analizës së tregut, veçanërisht në tregun e pasurive të patundshme.
Në këtë kontekst, masat që Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë kishin të bënin kryesisht me vendosjen e një tavani lidhur me huan, me kredinë, në raport me vlerën e banesës, pronës, pra koletaralit. Dhe gjithashtu një tavan midis këstit të kredisë dhe të ardhurave të kredimarrësit.
Gjithashtu një kufizim kohor lidhur me afatin e huasë, kryesisht për individët huamarrës që arrijnë moshën e pensionit.
Konkretisht këto tavane janë maksimumi i huasë në raport me vlerën e kolatralit për monedhën lekë do të jetë 85%, për shtëpinë e parë, ndërsa 80% për shtëpinë e dytë ose për shtëpitë e dhëna me qira.
Kjo vlerë do të jetë 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë ose për shtëpinë e dhënë me qira, lidhur me monedhën me valutë të huaj për të shmangur riskun e kursit të këmbimit.
Po kështu, kësti ndaj të ardhura si raport do të jetë në nivelin 40% për monedhën lekë dhe 35% për monedhën e huaj, kjo për shtëpinë e parë.
Për shtëpinë e dytë, raporti duhet të jetë në nivelin 35% për monedhën lekë, ndërsa 30% për shtëpinë e dytë.
Janë masa për të standardizuar të gjithë filozofinë e kredi dhënies. Por duhet të dini se bankat kanë nivele edhe më të ulëta se këto norma.