Joao Felix mund të transferohet te Barcelona në fund të merkatos së verës.

Sipas “Jijantes”, Xavi ka dhënë dritën jeshile për të sjellë sulmuesin portugez në “Camp Nou”.

Felix tashmë e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Atletico Madrid dhe as klubi nuk duket i interesuar për ta mbajtur atë. 

Kohë më parë, ish-sulmuesi i Benficas e pranoi hapur dëshirën e tij për të luajtur për katalanasit.

Ai merr një pagë të konsiderueshme te Atletico dhe opsioni i vetëm që ai t’i bashkohet Barcelonës tani është huazimi. 

Lëvizja në këtë formë mund të realizohet duke marrë parasysh se të gjitha palët duan që kjo të ndodhë.

Barcelona thuhet se ka rënë dakord të paguajë 100% të pagës së 23-vjeçarit për një sezon, por në marrëveshje mos të përfshihet opsioni i blerjes.

Lëndimi i Pedrit, i cili mund të mbetet jashtë deri në tetë javë, besohet se po e shtyen Barcelonën për të nënshkruar me Felix.