Teksa ka nisur protesta e opozitës së bashkuar para Kryeministrisë, kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha, janë ulur këmbëkryq së bashku me protestuesit e shumtë në numër, të mbledhur para zyrës së Ramës.
Ndërkohë, kryeministri, aktualisht po i “sfidon” nga Vlora, ku ka mbledhur në Sheshin e Flamurit edhe ai me qindra qytetarë, në aktivitetin “Bashkia që duam”.
Kryeministri Rama preferoi të mos qëndrojë në zyrë ditën e sotme, por të vijojë agjendën e tij të punës, që përkonte pikërisht me aktivitetin në qytetin bregdetar.