Kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ndodhen në selitë e forcave politike që ata përfaqësojnë, teksa pritet që pas rreth një ore të nisë protesta.

Basha ka mbërritur në selinë e PD-së rreth orës 09:40 dhe është shprehur shkurt për gazetarët se “asgjë nuk i ndal protestuesit”.

Ndërkaq, deputetet e tjerë të opozitës janë shpërndarë në njësi të ndryshme dhe pritet të bashkohen në orën 11:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.