Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet sot në Lushnje ku po zhvillon një takim me banorët e qytetit.
Basha tha se ata nuk janë të varfër por të vjedhur ndërsa u shpreh se nëse kthehen subvencionet e biznesit qyteti do të marrë frymë më në fund.
"Përmes biznesit të vogël të rritet konsumi, ky është qëllimi kryesor. Përsa i përket Lushnjës, situata për fëmijët është e rëndë. Duan ta heqin Lushnjën nga lista e qyteteve. Nuk jeni të varfër, por jeni të vjedhur. Nëse ne kthejmë subvencionet për biznesin dhe me çmime që favorizojnë binzesin, Lushnja do të marrë sërish frymë. Do merrni ju frymë do marrë Shqipëria. Kjo është java vendimtare. Kjo varfëri është rezultat i vjedhjes që bën qeveria", tha Basha.