Bashkia e Durrësit ka mbledhur mbrëmjën e sotme shtabin emergjencave. Në njoftimin e dhënë nga Bashkia bëhet e ditur se grupet e emergjencave janë në terren, aty ku ka probleme të theksuara.

Bëhet e ditur gjithashtu se disa familje janë evakuuar për shkak të përmbytjeve dhe janë strehuar tek Konvaleshenca.

Emiriana Sako:

Me shtabin e emergjencave civile duke diskutuar problematikat e terrenit dhe organizimin e punës në vijim për orët e natës.

Grupet e emergjencave janë në terren nëpër njësitë administrative.

Problematikë të theksuar kanë rrugët dytësore në zonën e Durrësit të Ri, zona e Shkozetit tek Gjykata e Apelit dhe pjesërisht zona e plazhit në rrugën dytësore.

Kemi angazhuar në terren zjarrfikëset e qytetit dhe ato të APD, stafin dhe mjetet e bordit të kullimit dhe ndërrmarjeve të bashkisë. Disa familje janë evakuar drejt kovalishencës.

Njoftojmë qytetarët që për çdo problematikë të telefonojnë në këta numri telefoni:

•Njësia Administrative nr. 5 (zona e Plazhit dhe Shkozetit) +355693953784

•Njësia Administrative nr. 6 (zona e Durrësit të Ri) +355695157745

•Policia Bashkiake: +35552232250, +355694131447

•Ndërmarrja Rruga: +355693958568

•Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës: +355692416094

•Ndërmarrja e Shërbimeve Komunale Durrës: +355682087570

•Ndërmarrja Komunale Plazh: +355692036667

•Policia e Shtetit: 129