Pas reagimit të bashkisë së Durrësit në lidhje me akuzat e ngritura nga urbanisti Ardian Muka për përfundimin e investimit, për rehabilitimin e rrugës “Azem Hajdari”, ka ardhur edhe kundër reagimi i këtij të fundit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Muka shprehet se në denoncimin e tij, i është referuar shqetësimit të banorëve të zonës në Spitallë.

Ndërkohë, ai thotë se në dijenin e tij në qytetin e Durrësit ka vetëm një rrugë me emrin “Azem Hajdari” dhe sipas tij këtë e konfirmon edhe “Google Maps”.

Në postimin e tij, Muka shkruan se nëse në qytetin bregdetar janë dy rrugë me të njëjtin emër, atëherë kemi të bëjmë me një shkelje të rëndë ligjore.

Postimi i plotë:

Keqardhje per drejtuesit e bashkise Durresit ,por me duhet te replikoj me kunderpergjigjen e tyre nepermjet nje njoftimi per shtyp qe bashkia paska bere ne lidhje me denoncimin tim per situaten e punimeve ne rrugen Azem Hajdari ne Durres.

Per dijenine e injoranteve te bashkise ,jam nje njohes i mire i qytetit tim si dhe i legjislacionit te Republikes se Shqiperise ,dhe kete po jua tregoj me dy rreshta si me poshte:

-ne denoncimin tim i jam referuar nje shqetesimi qytetar te banoreve te zones se Spitalles ,ku ne rrugen Azem Hajdari po kryhen punime per rikonstruksionin e kesaj rruge ,pa leje ndertimi ,dhe ku punimet e nentokes per shtrimin e tubacioneve te ujit te pijshem jane ne kundershtim me te gjithe standartet e normativat e kryerjes se ketij operacioni punimesh ,fakt qe eshte denoncuar fuqimisht nga banoret e zones .Si banor i qytetit te Durresit dhe per profesionin tim si urbanist ,e di shume mire se ku bie rruga Azem Hajdar i,e cila ndodhet ne zonen e Spitalles .Kete fakt e konfirmon dhe kerkimi ne Google i cili te jep vetem nje pergjigje per kerkimin qe i behet rruges Azem Hajdari ne Durres

-ne deklaraten per shtyp ku bashkia kerkon te pergenjeshtroje denoncimin tim , injorantet shkruajne se ne qytetin e Durresit jane dy rruge me emrin Azem Hajdari ,nje fakt flagrant ky ne shkelje te hapur me ligjin nr 9270 dt 29.7.2004 ,per Sistemin e Adresave (ndryshuar me ligjin 9951 dt 10.7.2008 dhe 89/2016 dt 15.9.2016 ,ku ne kreun 2 ,neni 5 ,pika 2 thuhet:

Nuk lejohet qe ne te njejtin qytet ose fshat te kete me shume se nje bulevard ,rruge ,rrugice ,shesh ose park me te njejtin emer.Fakti qe ne qytetin tone qenken dy rruge me te njejtin emer Azem Hajdari ,nje ne Spitalle dhe nje ne Rrashbull ,eshte nje shkelje e rende ligjore, dhe nje fakt me shume qe tregon rrumpallen qe mbizoteron ne bashkine e Durresit ne keto 22 vite te administrimit nga socialistet

Duke mos dashur te zgjatem me shume , vazhdoj ta theksoj :

Koha per ndryshim ka ardhur !!