Bashkia e Durrësit ka hapur tenderin me vlerë 6,666,000 lekë përPërforcimin e terrenit nga rrëshqitja e dherave në faqen e kodrës në fshatin Shkallnur në Njësinë Administrative Rrashbull”.

Në dokumentet që shoqërojnë tenderin, bashkia bën të ditur se zona në fjalë se rrëshqitja që ka ndodhur në shpatin e kodrës, ku është parashikuar ndërhyrja, e ka deformuar atë.

Kodrina ndodhet në kuotën 20 metra mbi nivelin e detit, në krah të majtë të aksit kombëtar Durrës-Kavajë.

Kompanitë e interesuara ftohet të dorëzojnë dokumentet përkatëse deri më datë 23 gusht, ndërkohë që punimet e parashikuara në terren do të zgjasin 60 ditë.

Sipas bashkisë, tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe reshjet e dendura të këtij viti kanë bërë që rrëshqitjet në shpatin e kodrës, në një sipërfaqe rreth 800 metra katrorë të rrezikojnë banesat që ndodhen mbi dhe nën zonën, ku është deformuar terreni.