Teuta në basketboll për meshkuj mori një fitore tepër të rëndësishme sonte në mbrëmje duke mundur 90-81 Tiranën në pallatin e sportit “Ramazan Njala”. 

Pas këtij triumfi, “Djemtë e Detit”, ngjiten në vendin e dytë me 27 pikë, duke parakaluar Tiranën, një kundërshtar direkt për titullin kampion.

Jay Thomas Small dhe Patrick Bacon spikatën për Teutën me nga 20 pikë secili, ndërsa Turner u ndal në 15 pikë. Gjithashtu Bacon, regjistroi edhe 9 ribaund dhe 8 asiste. 

Te Tirana baskeybollisti më produktiv ishte Hysenagolli me 23 pikë dhe 17 ribaund. 

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme për kampionatin, pasi na afron më tepër me play-offin. Objektivi ynë është titulli kampion dhe do të bëjmë gjithçka për ta sjell titullin në Durrës”, tha kapiteni i Teutës, Kristi Gorea.