Të luash me lodra me bateri shpesh është e shumë e rrezikshme, madje mund të humbasësh edhe jetën.

Sheena Briones-Villanueva, një nënë e një djali 19-muajsh, provoi të testonte diçka për hir të sigurisë së fëmijës së saj.

Ajo futi një bateri të vogël, nga ato që zakonisht përdoren për orët, brenda një salçiçeje për të parë se çfarë do të ndodhte në mish pas disa orësh. Rezultati ishte i frikshëm, i gjithë mishi ishte bërë i zi vetëm dy orë pas vendosjes së baterisë.

Ky eksperiment tregon se çfarë mund të ndodhë brenda trupit të fëmijës, në rast se bateria gëlltitet padashje.

Në fillim të janarit një vajzë e vogël 2 vjeçe, Brianna Florer, vdiq në Oklahoma të SHBA-së pasi gëlltiti një bateri të tillë, që kishte rënë nga lodra e saj.