Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belind Balluku ka dhënë detaje të reja lidhur me mundësin e ndërtimit të bazës detare të NATO-s në Durrës.

Në një deklaratë për mediat, nga ku u firmos edhe memorandiumi për portin e Durrësit, Balluku tha se hapi final i këtij projekti do të jetë dhe dedikimi për operacionet militare.

Ajo tha se kjo pjesë do të bëhet në fundin e portit që do të jetë nën ombrellën e NATO-s.

“Hapat final të ndërtimit të projektit, që ka edhe 2 elementë të rëndësishëm lidhjen me një hekurudhë të portit të thatë në Prishtinë, dhe sigurisht një pjesë fundore të portit që do i dedikohet operacioneve militare nën ombrellën e NATO-së, ashtu siç kemi bërë me aeroportin e Kuçovës. Një projekt që e kemi prezantuar në zyrën e NATO në Bruksel,”- tha Balluku.