Futbollisti i njohur shqiptar, Xherdan Shaqiri, luajti mbrëmë ndeshje në ‘Dignity Health Sports Park’, në Los Angeles, ku dhe debutori për skuadrën e tij të re, Chicago Fire kundër Los Angeles Angeles. Ndeshja përfundoi në rezultat 3-0 në favor të Los Angeles Angeles, por në shkallët e stadiumit duket se Shaqiri kishte dhe një fase tepër speciale.

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha e ndoqi këtë lojë nga afër bashkë me vëllain e saj, Florentin, teksa publikoi disa fotografi nga ndeshja, ku në një prej videove shfaqet Xherdani në fushë. “Jepi Xherdan Shaqiri”, shkroi Bebe Rexha në mbishkrimin e videos së ndarë me 10.8 milionë ndjekësit e saj në Instagram. Kujtojmë se Bebe jeton dhe punon në Los Angeles, ku aktualisht jetojnë prindërit e saj.