Ben Blushi nuk do të jetë më drejtori i Përgjithshëm i Top Channel.

Mësohet se Blushi ka dhënë dorëheqje ditën e sotme nga media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh.

Ai ka njoftuar dorëheqjen me anë të një e-maili drejtuar stafit të medias.

“Duke nisur nga sot nuk do jem më në Top Channel. Me bindjen se sot po largohem nga një kompani më e shëndetshme, më e besueshme dhe më e madhe në krahasim me atë që gjeta para katër vitesh, ju uroj të gjithëve punë të mbarë.”- shkruan Blushi në email.