Përfundojnë në prangat e policisë së Durrësit dy persona të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar me sende të forta një 30-vjeçar.

Mësohet se ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit A. H., 41 vjeç dhe B. H., 40 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, pasi ditën e djeshme, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me sende të forta shtetasin J. P., 30 vjeç, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.”

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.